Mesazhi prekës i Jordan Henderson për tifozin e Liverpoolit që po lufton me jetën (Foto)
Liverpooli shënoi fitore 5:2 ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur në ‘Anfield’
Para ndeshjes disa tifozë të Liverpoolit u sulmuan nga ata të Romës, dhe nga aty njëri ka pësuar një lëndim serioz në kokë dhe raportohet se po lufton me jetën.
Derisa, dy tifozë të Romës janë arrestuar nën dyshimet për tentim vrasje.
Pas kësaj ka reaguar kapiteni i Liverpooli, i cili shpreson që tifozi të bëjë më mirë.
”Mendimet dhe lutjet të gjithë lojtarëve janë për fansin e Liverpoolit i cili aktualisht është në spital pasi u lëndua rëndë pas ndeshjes mbrëmë.
”Ai erdhi të shikojë një ndeshje futbolli dhe të përkrah skuadrën e tij – rezultati i vetëm që ka rëndësi për neve tani është ai që të rikuperohet dhe të kthehet në shtëpi për të qenë me familjen dhe më të dashurit.
”Asnjëherë nuk do të ecësh vetëm.” ka thënë Henderson. /Periskopi/




