Boateng tregon se si ndalet Cristiano Ronaldo
Jerome Boateng ka thënë se Cristiano Ronaldo mund të ndalet vetëm në mënyrë ekipore pasi individualisht është shumë e vështirë
Bayern Munich do të takohet me Realin në kuadër të Champions League, derisa frika e gjermanëve është ylli portugez, transmeton Periskopi.
“Ne mund ta ndalim Ronaldon vetëm si një ekip,” ka thënë Boateng.
“Para golit ai është si një makinë. Reali bazon lojën në të dhe është e rëndësishme për ne që t’i japim sa më pak hapësira Ronaldos,”. /Periskopi/



