‘France Football’ i kërkon falje Andres Iniestas

‘France Football’ i kërkon falje Andres Iniestas

‘France Football’ i ka kërkuar falje Andres Iniestas pasi kurrë nuk ia dhanë atij çmimin e famshëm ‘Topin e Artë’

Mesfushori spanjoll do të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni derisa në finalen e Kupës së Mbretit u duartrokit edhe nga ekipi kundërshtar, Sevilla, transmeton Periskopi.

Redaktori i revistës, Pascal Ferre, tani ka deklaruar se ka bërë një gabim të madh që Iniestas nuk ia kanë dhënë ‘Topin e Artë’ asnjëherë.

Nëpërmjet një artikulli, ‘France Football’ ka shkruar “Pardon, Andres” (“Na vjen keq, Andres”).

Iniesta pritet që ta vazhdojë karrierën në Kinë, ndërsa do të mbahet mend si njëri nga mesfushorët më të kompletuar të të gjitha kohërave.

Ai me Barcelonën ka realizuar 670 paraqitje ku ka shënuar 57 gola dhe ka dhuruar 141 asiste. /Periskopi/

Shpërndaje në: