Fjalët prekëse të ‘Xhbanes’ pas vdekjes së Art Kurtit: Iku një mik
Vdekja e aktorit, Art Kurti ka pikëlluar të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij.
Për vdekjen e Artit ka reaguar edhe aktorja Arjola Demiri apo “Xhbanja”, në serialin vendor “O sa mirë”.
Me anë të një postimi që ka bërë në Instagram, kështu do ta kujtoj ajo aktorin, Kurti.
“Iku një mik, më kushton ta besoj akoma.!! Gjithmonë do ta kujtoj energjinë e buzëqeshjes tënde, ike tepër i ri”,- ka shkruar ajo.
Duhet theksuar se Kurti, u gjet i vdekur në mëngjesin e sotëm në një fshat të Gjakovës. Siç mësohet ka qenë vetëvrasje.




