‘Mbretërit’ pushtojnë tokën gjermane, afër finales së tretë me radhë në Champions League (Video)

‘Mbretërit’ pushtojnë tokën gjermane, afër finales së tretë me radhë në Champions League (Video)

Real Madrid ka arritur fitore të madhe në Gjermani ndaj Bayern Munichut

Real Madrid e ka mposhtur me rezultat 2:1 Bayern Munichun në ‘Fusball Arena’, transmeton Periskopi.

Të parët në epërsi kaluan gjermanët me anë të Kimmich në minutën e 28-të.

‘Los Blancos’ barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të golit të bukur të Marcelos, derisa Asensio shënoi golin e fitores në minutën e 56-të.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 1 maj në ‘Santiago Bernabeu’. /Periskopi/


Shpërndaje në: