Klopp: I thashë qëndro pasi do të përjetosh gjëra fantastike këtu

Klopp: I thashë qëndro pasi do të përjetosh gjëra fantastike këtu

Philippe Coutinho u largua në janar nga Liverpooli në drejtim të Barcelonës për shumën prej 145 milionë euro

Tifozët e Liverpoolit nuk po e vërejnë fare largimin e Coutinhos, krejt kjo falë formës fantastike të Mo Salah, i cili ka bërë që braziliani të harrohet lehtë nga ‘Të Kuqtë’, transmeton Periskopi.

Klopp tentoi ta bindte Coutinhon që të qëndronte në ‘Anfield’, por këtij të fundit nuk i interesonte asgjë tjetër pos Barcelonës.

“Unë kam një plan të madh këtu i cili do të kryesohet nga ti dhe Mohamed Salah. Po të them që të qëndrosh këtu sepse do të përjetosh gjëra fantastike,” i ka thënë Klopp yllit brazilian.

“Por nëse ti nuk qëndron, do të jetë Salah ai i cili do të jetë bartësi i vetëm i të gjitha atyre magjive. Vendimi të takon ty,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: