Zidane: Reali vuajti, por i rëndësishëm është vetëm rezultati
Real Madrid fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Bayern Munich me rezultat 2:1
Marcelo dhe Asensio shënuan për fitoren e madhe të Realit në Gjermani dhe tani janë më afër finales së madhe të Kievit, transmeton Periskopi.
“Ne vuajtëm, por në fund morëm rezultat të rëndësishëm,” ka thënë tekniku francez pas ndeshjes.
“Është keq pasi ne humbëm Iscon, por më pas hyri Asensio dhe bëri diferencën.
“Vasquez luajti një ndeshje të madhe. Me ndihmën e Modric ai arriti që ta kontrollonte vazhdimisht Riberyn,”.
Kujtjomë që ndeshja e kthimit luhet më 1 maj në ‘Santiago Bernabeu’. /Periskopi/



