Nora Istrefi “e çon peshë” Dubain, shkëlqen në rrugët e qytetit
Ajo po qëndron atje bashkë me motrën e saj Erën dhe Robertin.
Nora Istrefi, e cila cilësohet si një ndër femrat më atraktive shqiptare, këtë e ka dëshmuar edhe një herë, shkruan Kosovarja.
Ajo ka shkuar në Dubai si shoqëruese e Erës, e cila do të përformojë atje, mirëpo, gjithsesi Nora nuk ka hezituar ta shijojë udhëtimin edhe për vete.
Me një postim në Instagram, këngëtarja ka mahnitur edhe një herë me fizikun e saj, ku shihet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë hiri, të ngushtë, i cili ia vë në pah linjat e saj trupore.
Ndërkaq, Nora momentalisht po shijon sukseset e dy bashkëpunimeve të fundit, me bashkëshortin Robert Berisha, si dhe me këngëtarin Gjiko. /Kosovarja/




