“Kam menduar që do plakem bashkë me ty”, rrëqeth Zanfina Ismaili (Foto)

“Kam menduar që do plakem bashkë me ty”, rrëqeth Zanfina Ismaili (Foto)

Këngëtarja e njohur  Zanfina Ismajli prej dy vitesh vuan mungesën e nënës së saj, Mona. Kjo e fundit u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundjeje vdekjeprurëse.

Në përvjetorin e dytë të vdekjes së nënës së saj, Zanfina i ka kushtuar sot një dedikim që i ka përlotur të gjithë. Këngëtarja ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto nga fëmijëria ku shihet në krahët e nënës dhe shkruan se i mungon çdo orë, çdo minutë e sekondë.

“Kom menu qe kom mu plak bashk me ty e kena me perjetu shume shume sene bashk. Kurr se kom menu qe 1 smundje na ndan,kaq shpejte… tash kane mbet kujtimet,keshillat e tua edhe deshirat qe i ke pas per mu. Cdo ore,minute e sekond me mungon. Te dua mami. 25 prill 2016”, shkruan Zanfina.

Kujtojmë që këngëtarja i ka kushtuar një këngë shumë të ndjerë nënës me titull “M”, shkronja e parë të emrit të saj.

Shpërndaje në: