Kombëtarja e Suedisë ia jep përgjigjen përfundimtare Ibrahimovicit për Kupën e Botës

Kombëtarja e Suedisë ia jep përgjigjen përfundimtare Ibrahimovicit për Kupën e Botës

Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Suedisë në Botërorin që do të mbahet në Rusi këtë verë dhe deklarata e tij e dhënë para disa javësh nuk ishte serioze

Ylli suedez së fundi u transferua te LA Galaxy nga Man United, derisa ishte pensionuar nga Kombëtarja në vitin 2016, transmeton Periskopi.

“Botërori nuk ka kuptim pa mua” kishte thënë Ibra para disa javësh, derisa kreu i Federatës së Futbollit të Suedisë ka thënë që 36-vjeçari nuk e ka pasur seriozisht këtë deklaratë.

“Kam folur me Zlatan të martën. Ai më tha që nuk ka ndryshuar mendimin sa i përket ekipit kombëtar- kështu që është ai nuk e ka në plan rikthimin,” ka thënë Lars Richt.

Për këtë ka folur edhe trajnerin i Suedisë që ka thënë se nuk ka pasur kontakte me Ibrahimovicin.

“Ai nuk më ka thënë mua që dëshiron të rikthehet në Kombëtare. Kur ai të vendos për ndonjë rikthim duhet ta diskutojë me mua dhe më pas do të shohim pasi unë jam trajner dhe vendimet i marrë unë,” ka thënë Janne Andersson. /Periskopi/

Shpërndaje në: