Gerrard në bisedime me klubin e njohur evropian
Steven Gerrard nga edicioni ardhshëm mund të jetë trajner i Rangers
Legjenda e Liverpoolit po kërkohet nga klubi skocez, Glaswow Rangers, raporton ‘The Sun’, transmeton Periskopi.
Gerrard momentalisht është trajner i skuadrës U-18 të Liverpoolit, derisa nga edicioni ardhshëm mund të bëhet trajner i Rangers.
Nëse Gerrard e pranon ofertën e Rangers, atëherë në kampionatin skocez do të ballafaqohet me Brendan Rodgers, ish-trajnerin e Liverpoolit, i cili është trajner i Celtic. /Periskopi/



