Nora Gjakova e ARTË në Izrael (Foto)
Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit
Xhudistja kosovare mposhti në finale Theresa Stoll në kategorinë -57 kilogramë dhe kështu fitoi medaljen e artë, transmeton Periskopi.
Gjakova mposhti me Ippon gjermanen, Theresa Stoll.
Ky është një sukses i madh për Norën, derisa më herët Distria fitoi medaljen e argjendtë. /Periskopi/




