Zbulohet arsyeja se pse Bale po injorohet nga Zidane
Gareth Bale nuk u paraqit fare në fushë në ndeshjen me Bayern Munich në Champions League
Ylli uellsian nuk po ka hapësira në formacionin e Realit, dhe ka shumë spekulime se ai mund të largohet në fund të këtij edicioni, transmeton Periksopi.
Zidane ka thënë se ka lojtarë më të mirë në skuadër momentalisht dhe se do të vijë edhe koha që Bale të jep kontribut për Realin.
”Duhet të bëjë zgjedhje dhe kam disa lojtarë shumë të mirë në skuadër,” tha Zidane.
”Ka disa lojtarë që po performojnë mirë për momentin.
”Ka ende shumë ndeshje në vazhdim dhe do të llogaris në të(Bale). Nuk është e vërtetë se nuk e inkuadroj atë,”. /Periskopi/



