Ndeshje e tensionuar, përjashtohet mbrojtësi i Atletico Madridit, më pas edhe trajneri (Video)

Ndeshje e tensionuar, përjashtohet mbrojtësi i Atletico Madridit, më pas edhe trajneri (Video)

Sime Vrsaljko u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 10-të, ndërsa Diego Simeone u përjshatua pas kritikoi vendimet e gjytarit kryesor

Skuadra spanjolle nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen me Arsenalin ku pas 15 minutave lojë është pa një lojtar në fushë si dhe pa trajnerin, transmeton Periksopi.

Clement Turpin, gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi Vrsaljko me karton të verdhë në minutën e 2 dhe më pas në të 10-tën dhe kështu mbrojtësi i Atleticos u largua nga loja.

Simeone pati akuza të ashpra në drejtim të gjyqtarit francez, por ky i fundit e përjashtoi atë në minutën e 13-të. /Periskopi/

Shpërndaje në: