Guardiola një ditë do të udhëheqë Argjentinën

Guardiola një ditë do të udhëheqë Argjentinën

45-vjeçari ka shijuar sukses të madh me Barcelonën dhe Bayernin më herët, ndërsa tani ka impresionuar në fillim të sezonit me klubin e ri Manchester City. Ai është shprehur i hapur për të udhëhequr ndonjë kombëtare, ndërsa tani sulmuesi argjentinas ka thënë se trajneri i tij ka shprehur dëshirën për të udhëhequr Argjentinën.

“Ai është i mrekullueshëm. Ka një arsye pse pati sukses te Bayerni dhe pse fitoi gjithçka. Ai është një fitues. Guardiola më herët më kishte thënë se ne nuk e kemi ftuar në Argjentinë. ‘Do të doja të isha trajneri juaj’ më ka thënë”, ka deklaruar për “TyC Sports”, transmeton koha.net.

Shpërndaje në: