Fansat zbulojnë emrin e foshnjës mbretërore?
A e kanë zgjedhur emrin Princi Albert për fëmijën e tyre dukesha Kate Middleton dhe princi William? Fansat mendojnë se e kanë zbuluar këtë informacion!
Nëse hyni në faqen mbretërore zyrtare të internetit, kur i shkruani emrat e vëllait dhe motrës së foshnjës mbretërore, princit George dhe princeshës Charlotte (p.sh. www.royal.uk/prince-george), ju dërgon në një faqe ku shkruan “Ndalohet qasja”.
Kur shkruani “princi-albert” në atë adresë interneti, ju del njëjtë faqja me “Ndalohet qasja”.
Nëse shkruani një nga sugjerimet tjera të emrit të bebes mbretërore në atë adresë interneti, si p.sh. “prince-arthur”, ju dërgon në një faqe krejtësisht tjetër, ku shkruan “Faqja nuk u gjet”.
Fansat, ashtu si edhe mediumi Daily Mail, besojnë se kjo mund të jetë gjetje se emri i foshnjës është Princi Albert.



