Nuk kënaqej në shtrat, por ja çfarë bën pas divorcit me futbollistin shqiptar
Që pas ndarjes me futbollistin e famshëm shqiptar, Blerim Xhemaili, dhe deklaratës se do të publikonte një libër ku do ja nxjerrë të palarat ish-bashkëshortit, Erjona Sulejmani është në qendër të vëmendjes së publikut.
Pak javë më parë ajo deklaroi se futbollistët nuk janë të mirë në shtrat dhe se çdo grua futbollisti është e pakënaqur.
E mesa duket pas divorcit me Blerimin, ajo është më në formë se asnjëherë dhe po shijon më së miri jetën e saj. Së fundmi, Erjona ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një pozë të nxehtë nga plazhi.
Teksa qëndron e shtrirë duke marrë rreze, ajo i ka çmendur fansat të cilët nuk kanë vonuar të komentojnë e pëlqejnë foton e saj provokuese.










