Askush nuk e dinte por Ronela Hajati paska një profesion tjetër

Askush nuk e dinte por Ronela Hajati paska një profesion tjetër

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen me klipet e saj, që përherë dallojnë nga të tjerët.

Ditën e sotme këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur për këngën e saj më të re ‘Maje men’ si dhe për jetën e saj personale.

Ndryshe nga herët e tjera, ajo ka zbuluar dhe një të fshehtë që askush nuk e dinte. Ronela ka rrëfyer se profesioni i saj i vërtetë është juriste.


Ajo ka treguar për Rudinën se studimet e larta i ka mbaruar për juridik, por kurrë nuk ka mundur ta ushtojë këtë profesion pasi pasioni për muzikën e ka detyruar atë që ta lërë drejtësinë pas dore.

 

Shpërndaje në: