Mesazhi i Liridon Latifit për De Biasin

Mesazhi i Liridon Latifit për De Biasin

Ai mendon që kuqezinjtë luajtën mjaft mirë ndaj Spanjës.

“Ndjenjë shumë e mirë të jesh pjesë e kombëtares. Ndeshja me Spanjën ishte një ndeshje shumë e mirë. Dalëngadalë do të fitoj besimin e trajnerit që nuk më mori në pankinë këtë radhë. Duke u rritur do i bëj gjërat më mirë”, deklaroi Latifi për “Supersport”.

Latifi ishte ndër futbollistët më të mirë të Skënderbeut sot, që mposhti Teutën 1:0.

 

Shpërndaje në: