‘Tronditet’ Reali, ylli i skuadrës humb ‘El Classicon’

‘Tronditet’ Reali, ylli i skuadrës humb ‘El Classicon’

Isco pritet të jetë jashtë fushave të gjelbra për dy deri në tri javë që i bie se ai do ta humbas ‘El Classicon’

Barcelona dhe Reali do të takohen më 6 maj në ‘Camp Nou’ derisa Zidane nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Iscos, transmeton Periskopi.

Mesfushori spanjoll pësoi një dëmtim në shpatull gjatë ndeshjes me Bayern Munich në Champions League, derisa skanimet e kryera nga mjekët e Realit kanë dalur me rezultate jo të mira.

Isco gjithashtu humbet edhe ndeshjen e kthimit që Reali do ta luaj me Bayernin në Champions League më 1 maj. /Periskopi/

Shpërndaje në: