Çka po mundohet të tregojë ‘Miss Kosova’ për aktorin e ndjerë Art Kurtin (Foto)

Çka po mundohet të tregojë  ‘Miss Kosova’ për aktorin e ndjerë Art Kurtin (Foto)

Artnesa Krasniqi është një ndër modelet më të njohura në vend, e po ashtu pak vite më parë, kur ende ishte adoleshente, ajo ishte shpallur “Miss Universe Kosova”, shkruan “Kosovarja”.

Artnesa i aktualizua shumë këto ditë. Vdekja e aktorit të “O sa mirë”, Art Kurti, e vuri në fokus posaçërisht Artnesen.

Media, po e quan atë e dashura e Artit, ndërkaq vetë bukuroshja në çdo postim të bërë deri më tani po i referohet si “shok”, “mik”, “haver”.

Artnesa, në këtë mënyrë, po e mohon lidhjen e pretenduar nga mediat. Ajo, thotë se Artin tashmë të ndjerë e kishte vetëm shokë.

Shpërndaje në: