Zyrtare: Haxhi Krasniqi ngjitet në ring shumë shpejt
Boksieri Kosovar, Haxhi Robin Krasniqi do të ngjitet në ring me 2 qershor të këtij viti. Junikasi do të përballët me riusin Stanislav Kashtanov për titullin kryesor të EBU.
Meçi do të organizohet në WEE Arena në Bad Tolz të Gjermanisë. Kastanov ka zhvilluar 38 ndeshje profesionale, 36 fitore (21 me KO), dhe dy humbje.
Në anën tjetër, Krasniqi ka 47 fitore (17 me KO) dhe pesë humbje.



