Kritika të ashpra për Xhakën: Po luan si 11 vjeçar në park
Sipas ekspertëve të Sky, Graeme Souness (64) dhe Thierry Henry (40) fajtor për golin e Paul Pogba është Granit Xhaka.
Përherë të parë Granit Xhaka ishte kapiten i Arsenalit, ndërsa trajneri Arsene Wenger udhëheqi lojën e fundit në Old Trafford kundër Manchester United. Por vetëm pas çerek ore topçinjtë humbin 0:1 dhe fajtor për golin e Paul Pogba sipas ekspertëve të Sky, Graeme Souness (64) dhe Thierry Henry (40) është Granit Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Ish lojtari i Liverpulit, Schotte Souness, ka qenë tejet i ashpër duke e krahasuar Xhakën si lojtar “11 vjeçar në park” pavarësisht se është 25 vjeçar dhe prej dy vjetësh në Arsenal.
Kritik ka qenë edhe Thiery Henry, i cili tha për Xhakën se si kapiten duhet të jetë më kërkues. Sipas dy ekspertëve, Xhaka mund të rrezikonte kartonin e verdhë për Pogba, por jo ta linte të lirshëm drejt sulmit.
Xhaka asistoi në barazimin 1:1, por humbja e Arsenalit erdhi në fund nga Fellaini (1:2)./albinfo/



