Lajm fantastik për Real Madridin para ndeshjes me Bayernin

Lajm fantastik për Real Madridin para ndeshjes me Bayernin

Arjen Roben është lënë jashtë skuadrës së Bayern Mnichut për ndeshjen e dytë me Realin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

34-vjeçari u largua nga ndeshja e parë pas vetëm tetë minutash lojë për shkak të lëndimit të pësuar, ndërsa u kthe në stërvitje të dielën, duke rritur shpresat për rikthim.

Megjithatë, holandezi nuk është përfshirë në ekipin e Bayernit, për ndeshjen e në Bernabeu, ku gjermanët duhet të shënojnë së paku dy gola për të shpresuar kalimin.

Ndeshja e parë në Gjermani u mbyll 1 me 2 në të mirë të Realit.

Shpërndaje në: