Del videoja ku policët shihen duke rrahur brutalisht një qytetar në sheshin e Ferizajt
Në një video shihen tre zyrtarë policorë që e kanë kapur dhe po e shqelmojnë një person të prangosur nga vetë ata. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, por videoja është publikuar sot.
Sipas ankuesit, ai është arrestuar fillimisht nga dy zyrtarët policorë. Më pas, këtyre dyve u kishin ardhur përforcime.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin e Komunës së Ferizajt më 24 prill 2017.
Kallxo.com ka dërguar pyetje në Polici dhe në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe është duke pritur përgjigje nga këto dy institucione.



