Gjyqtari i urryer nga italianët, referon edhe në Botërorin e Rusisë

Gjyqtari i urryer nga italianët, referon edhe në Botërorin e Rusisë

Në pak ditë, Daniele Orsato u kthye në personazhin më të urryer për një pjesë të mirë të tifozëve në futbollin italian, pas gjykimit të diskutueshëm dhe të anatemuar për ndeshjen mes Interit dhe Juventusit.

Por, arbitri i njohur i Serie A ka gjetur një motiv për të buzëqeshur, pavarësisht kërcënimeve për vendimet polemizuese të së shtunës.

Komisioni i Arbitrave në FIFA, që drejtohet nga italiani Pierluigi Collina, publikoi listën e 13 videoasistentëve që do të sinjalizojnë sistemin “VAR” në Botërorin e Rusisë, këtë verë. Mes emrave të zgjedhur si më të mirët është edhe Daniele Orsato, ai që shumë tifozë, sidomos ata të Interit dhe Napolit, e konsiderojnë mëkatar për disa vendime në “San Siro”.

Në një njoftim për shtyp të FIFA-s thuhet se, 13 arbitrat janë përzgjedhur mbi bazën e eksperiencës së fituar me përdorimin e sistemit “VAR” në kompeticionet kombëtare, si dhe në seminaret përgatitore, raporton TCH.

Për çdo ndeshje të fazës finale në Botërorin e kësaj vere në Rusi do të ketë edhe një sistem videoarbitrimi, me 3 asistentë që do të ndihmojnë kryesorin në vendime më të drejta.

 

Shpërndaje në: