Provokon Zajmina Vasjari, shfaqet përvëluese në pozat e fundit (Foto)
Se është një grua me stil e elegancë s’ka kush e mohon.E tash, këngëtarja shqiptare e cila njihet edhe si grua e suksesshme në biznes, Zajmina Vasjari ka vendosur t’i ngritë edhe më shumë temperaturat e kësaj pranvere.
Këngëtarja shqiptare, që njihet për bukurinë e saj ka kohë që është e njohur për publikun, qysh kur kishte fituar titullin “Miss Shqipëria” në vitin 2002.
E sot, pak orë më parë 30-vjeçarja ka publikuar edhe një imazh në llogarinë e saj në “Instagram” ku iu ka treguar plot 360 mijë ndjekësve se ende vazhdon të gëzojë bukurinë e elegancën e pashembullt.
E veshur me një fustan ngjyrë “Casper” e cila është ngjyrë e zbehur dhe e ftohtë blu e cila në shikimin e parë duket si e bardhë në hiri, ajo ka shkëlqyer përderisa është kërrusur e njërën këmbë e ka ngritur një shkallë më lartë për të treguar edhe takat e markës “Saint London“.Kujtojmë që bukuroshja shqiptare, pak muaj më parë ka sjellë në jetë vajzën e saj të cilën e kanë quajtur Khloe.




