James tregon reagimin e tij nëse shënon gol për Bayern Munich
James Rodriguez e ka ruajtur respektin për Real Madrid dhe nuk do të festojë nëse shënon gol për Bayern Munich në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League në Bernabeu.
Kolumbiani pritet të mos rikthehet në Madrid kur t’i përfundojë huazimi dyvjeçar në Gjermani. Ai pritet të qëndrojë te bavarezët edhe në vitet në vazhdim.
“Më kanë trajtuar mirë këtu. Kanë qenë tre vite unike ku kam fituar shumë trofe,” shprehet James në konferencën për shtyp.
“Gjithashtu ka të bëjë me respektin për klubin dhe tifozët. Nuk ka hatërmbetje karshi Zidane. Thjesht dua të luaj çdo ndeshje. Nuk kam asgjë me Zidane apo me klubin.
“Jam shumë i lumtur te Bayern dhe jam duke menduar vetëm për këtë ndeshje dhe më pas Kupën e Botës. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Presioni është edhe mbi Lewandowski, i cili kohët e fundit është kritikuar për paraqitjet e dobëta.
“Lewandowski nuk ka shënuar në javët e fundit por ka 28 gola këtë sezon në Bundesliga



