Muller: Të gjithë e dinë se Reali na mposhti me hile vitin e kaluar (Foto)
Thomas Muller kujton akoma dy golat që Reali i shënoi nga pozita jashtë lojë në ndeshjen që këto dy skuadra e zhvilluan sezonin e kaluar
Sonte në ‘Santiago Bernabeu’ do të luhet ndeshja e kthimit ndërmejt Reali dhe Bayernit dhe do të mësohet finalisti i parë i Champions League, transmeton Periskopi.
Ndeshja e parë e luajtur në Gjermani përfundoi me rezultat 2:1 për ‘Los Blancos’.
“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi këtu vitin e kaluar, dy gola Reali i shënoi nga pozita jashtë lojë,” ka thënë sulmuesi gjerman.
“Dhe penalltia e Juventusit… atmosfera nuk duhet të ndikojë tek gjyqtarët.
“Ne do të koncentrohemi shumë në këtë ndeshje pasi ne tashmë jemi nën presion,”. /Periskopi/




