“Kur loja bëhet monotone, atëherë aty shfaqet Ronaldo”

“Kur loja bëhet monotone, atëherë aty shfaqet Ronaldo”

Luiz Nazaro de Lima Ronaldo ka folur për formën e mrekullueshme të Cristiano Ronaldos

Ish-sulmuesi i Realit ka vetëm fjalë të mëdha për yllin portugez, i cili në këtë edicion ka dështuar të shënojë vetëm kundër Bayern Munich, transmeton Periskopi.

“Është e pabesueshme ajo së çfarë po bën ai,” ka thënë ‘Fenomeni’.

“Ai tani po luan më pak me top, por po vendos ndeshjet më mirë se më parë.

“Kur loja fillon të bëhet monotone atëherë ai shfaqet.

“Goli i fundit me gërshërë ishte diçka mahnitëse… Unë nuk e kam provuar asnjëherë!,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: