Allegri zbulon se çka po e shkatërron futbollin italian
Max Allegri ka thënë se italianët mendojnë më shumë për taktika se sa për teknikën që posedojnë lojtarët
Futbolli italian nuk njihet për lojë të bukur, por taktike dhe këtë e ka pranuar edhe trajneri i Juventusit, transmeton Periskopi.
“Ne mendojmë shumë për taktikat dhe teorinë dhe pak për teknikën (aftësinë e lojtarëve). Kjo po e shkatërron futbollin italian,” ka thënë Allegri.
Ndryshe skuadra e tij, Juventus është afër që ta fitojë titullin e shtatë radhazi në Serie A. /Periskopi/



