Heynckes: Shpresoj që kjo ndeshje të vendoset nga lojtarët dhe jo nga gjyqtari
Kampi gjerman më shumë po i frikësohet gjyqtarëve se sa Real Madridit
Thomas Muller ishte i pari që përmendi favoret që gjyqtarët ia bën Realit në ndeshjen e vitit të kaluar ndaj Bayernit, ndërsa tani trajneri i bavarezëve vjen me një tjetër deklaratë për gjyqtarët e këtij takimi, transmeton Periskopi.
“Unë shpresoj që kjo ndeshje të vendoset nga lojtarët dhe jo nga gjyqtarët,” ka thënë Heynckes.
“Nuk ka rëndësi se sa herë kemi humbur nga Reali sepse unë nuk isha trajner i Bayernit.
“Do të jetë ndeshje e vështirë edhe për ne, por edhe për Madridin,”.
Cuneyt Cakir do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi./Periskopi/



