Gjyqtarët me standarde të dyfishta kur luan Reali, shikoni penalltitë që iu mohuan Bayernit (Video)
Real Madrid është finalisti i parë i Champions League për edicionin 2017/18
Klubi spanjoll eliminoi me rezultat të përgjithshëm 4:3 Bayern Munichun, por në të dy ndeshjet klubit gjerman iu mohuan penallti, transmeton Periskopi.
U diskutua shumë penalltia e dhënë për Realin në ndeshjen kundër Juventusit, pas ndërhyrjes së Benatias në Vasquez, penallti e cila dërgoi madrilenët këtu ku janë.
Por, një skenar i ngjashëm si i Benatias me Vasquez ndodhi në ndeshjen e parë, ku Carvajal shtyen me duar Lewandowskin i cili rrëzohet, por gjyqtari heshti dhe vazhdoi lojën.
Ndërsa në ‘Santiago Bernabeu’ përsëri skenar i njejtë, një penallti nuk i ndalet bavarezëve.
Marcelo prekë topin me dorë, por turku Caker heshti dhe loja vazhdoi.
Në videot e mëposhtme mund ta shihni penalltinë qe u akordua në ndeshjen Real-Juventus, ndërsa kur ta shihni ndërhyrjen e Carvajal në Lewandowskin do ta pyesni vetën se pse për Realin ishte penallti dhe kjo e Bayernit jo.
Gjithashtu rastin tjetër e keni edhe më të freskët dora e Marcelos për pak u thye nga goditja e Kimmich, por gjyqtari nuk akordoi penallti për Bayern Munich./Periskopi/



