Jupp Heynckes zbulon fajtorin kryesor pse Bayern Munich nuk është në finale të Champions League
Jupp Heynckes beson se skuadrës së tij i mungoi vetëm fati në ndeshjet ndaj Real Madridit
Bayern Munich tregoi një paraqitje fantastike në ‘Santiago Bernabeu’ por nuk ishte e mjaftueshme pasi u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4:3, transmeton Periskopi.
Trajneri i bavarezëve pas ndeshjes ka thënë se ndeshja u vendos nga disa detaje të vogla.
“Sot bëmë një ndeshje të madhe. Për mendimin tim, ishim një skuadër më e mirë në të dyja ndeshjet,” ka thënë Heynckes pas ndeshjes.
“Por, siç ndodh shpesh në futboll, detajet janë kaq të rëndësishme dhe ato që bëjnë diferencën. Edhe sot, ndeshja u vendos nga disa detaje të vogla”./Periskopi/



