Biznesmeni brazilian varros veturën, arsyeja do t’ju habisë

Biznesmeni brazilian varros veturën, arsyeja do t’ju habisë

Një biznesmen brazilian kishte pranuar shumë reagime negative pas njoftimit se donte të varroste veturën e tij

Chiquinho Scarpa, 62 vjeç kishte njoftuar në Facebook se do të varroste veturën e tij Bentley, e cila kushton 367,000€ që të mundë ta ngiste atë në botën tjetër pasi që të vdiste, transmeton Express. Ai tha se ishte frymëzuar nga faraonët egjiptianë të cilët varroseshin së bashku me gjërat e tyre të vlefshme materiale.

Ai madje publikoi edhe një foto ku shihej pranë varrit të veturës së tij të dashur.
Por, këtë veprim braziliani e kishte bërë gjatë një konference për të promovuar dhurimin e organeve njerëzore.

Ai kishte thënë: “Është absurde të varrosim diçka më të vlefshme se Bentley: organet tuaja.” Ai mbante një kartë në të cilën shkruhej “Unë jam dhurues organesh. Po ti?”.

 

Shpërndaje në: