Maradona ka një këshillë të jashtëzakonshme për Tottin
Gjatë një ndeshjeje humanitare e cila u zhvillua të mërkurën në Romë, Maradona dhe Totti u paraqitën në ekipin e njëjtë. Madje argjentinasi asistoi në një gol të shënuar nga kapiteni verdhekuq.
“Totti është fenomen i vërtetë. Ai duhet të luajë deri në moshën 50 vjeçare. I thash: ‘Francesco të lutem mos e braktis futbollin, sepse do të më mbysë monotonia”, tha Maradona.



