Formacionet e mundshme, Roma – Liverpool
Roma dhe Liverpool zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra Romake është në disavantazh dhe kërkon që ta përmbys rezultatin edhe pse duket mjaftë vështirë, romakët ende besojnë, raporton KosovaPress.
Roma në këtë ndeshje duhet të bëjë pa Perottin dhe Strootman që janë të lënduar.
Në anën tjetër edhe Liverpooli i ka mungesat e mëdha të Oxlade-Chamberlain dhe Emre Can.
Formacionet e mundshme:
Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Pellegrini; Schick, Dzeko, El Shaarawy.
Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mane.



