Salah mund të fitojë topin e artë

Salah mund të fitojë topin e artë

Portieri i Romës, Alisson thotë se Mo Salah “mund të konkurrojë për Topin e Artë”, por beson se mund ta mundin Liverpulin “duke luajtur si ekip”.

Giallorossi ka nevojë për një fitore 3-0 ose 4-1 në ndeshjen e dytë të Champions Leagues nëse duan që të kualifikohen në finale, ku ndeshjen e parë humbën 5-2 në “Anfield Road”.

“Ai ka talent të lindur dhe tani ai është me të vërtetë i sigurt në vetvete,” tha Alisson për Gazzetta dello Sport.

“Ne mund ta ndalojmë atë duke luajtur si ekip. Liverpool, nga ana tjetër, ka cilësi kolektive. Ata janë të pamëshirshëm, dinak dhe të shpejtë.

“Vetëm mendoni për Roberto Firmino: ai është fenomenal. Ai nuk ju jep asnjë pikë referimi dhe kjo është një dhimbje koke e vërtetë për kundërshtarët. Kjo do të thotë që ne do të kemi nevojë për një ekip dhe jo vetëm mbrojtje.

“Lionel Messi është lojtari më i mirë që kam luajtur kundër, por tani Salah është më i rrezikshëm se argjentinasi.

“Këtë sezon ai mund të konkurrojë për Topin e Artë, ose të paktën të arrijë tek treshja më e mirë, edhe pse gjërat vendosen pas përfundimit të Champions Leagues dhe mbi të gjitha në Kupën e Botës”, përfundoi Alisson.

Shpërndaje në: