Ulreich kërkon falje për gabimin fatal që bëri ndaj Realit

Ulreich kërkon falje për gabimin fatal që bëri ndaj Realit

Portieri i Bayern Munichut kishte një faj të madh për eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.

Sven Ulreich ishte fytyra tragjike e ndeshjes së mbrëmshme mes Real Madridit dhe Bayern Munichut, që i mundësoi madrilenëve të shkonin në finale të Ligës së Kampionëve.

Një top i humbur nga portieri i Bayernit, në fillim të pjesës së dytë i mundësoi Karim Benzemas të shënonte golin e dytë për Realin, që doli të ishte vendimtar në këtë sfidë,raporton KosovaPress.

Ulreich ka kërkuar falje nga tifozët e Bayernit, për këtë gabim trashanik, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë zhgënjimin që ndjej pas eliminimit”, ka shkruar ai.

“Ne donim që me çdo kusht të arrinim finalen dhe dhamë më të mirën nga vetja dhe më pas erdhi ai gabim i panevojshëm i imi. Nuk di si ta përshkruaj”.

“Kërkoj falje nga bashkëlojtarët e mi dhe tifozët e klubit”, ka përfunduar Ulreic.

Shpërndaje në: