Derbi lokal mbyllet pa fitues, Prishtina nuk e shfrytëzon gabimin e Dritës
Gjilani dhe Drita kanë luajtur baraz 1:1 në derbin e xhiros së 30-të në Vala Superligë
Drita dhe Prishtina po luftojnë për titull këtë edicion derisa në ndeshjet e sotme të dy skuadrat barazuan, transmeton Periskopi.
Gjilani barazoi 1:1 me Dritën, për vendasit shënoi Hyseni në minutën e 34-të, ndërsa në fund të pjesës së parë barazoi Rexha.
Prishina nuk e shfrytëzoi barazimin e Dritës për t’iu afruar në tabelë pasi barazoi pa gola në Drenas me Feronikelin.
Dy ndeshjet tjera u mbyllën me këto rezultate:
Llapi-Drenica 2:0
Liria-Trepça 89 0:2.
Tabeles i prinë Drita tani me 60 pikë, derisa Prishtina është e dyta me 57 pikë. /Periskopi/




