Guardiola: Ky është vendimi më i vështirë që e kam bërë si trajner

Guardiola: Ky është vendimi më i vështirë që e kam bërë si trajner

Pep Guardiola ka thënë se vendimi për ta lënë Joe Hart që të largohet nga Man City ka qenë më i vështiri për të si trajner

Me të ardhur Guardiola te City, Hart u largua në formë huazimi te Torino, pasi spanjolli kishte sjellur në ‘Etihad’ Claudio Bravon, transmeton Periskopi.

“Ishte vendimi më i vështirë që kam bërë si trajner sepse ai ishte një profesionist i vërtetë dhe unë asnjëherë nuk kisha dyshime rreth aftësive të tij,” ka thënë Guardiola.

Portieri anglez nuk po kalon formë të mirë as te West Ham pasi në 19 ndeshje ka pranuar 39 gola. /Periskopi/

Shpërndaje në: