Presidenti i Romës: Nëse kualifikohemi në finale do ta mbyllim Koloseun
Xhejms Palota mori gjithë vëmendjen pas fitores historike që Roma arriti ndaj Barcelonës.
Ai, në festimet e fitores, u hodh në shatërvan dhe mori një gjobë prej 500 eurosh, të cilat i shleu duke dhënë 250 mijë euro.
Nëse sonte Roma bën magjinë dhe përmbys edhe Liverpulin, Palota ka një premtim.
“ Kemi ndjesi të mira për të kaluar në finale. Nese e arrijmë sdo të ketë shfaqje publike por do ti mbyllim të gjitha, madje edhe Koloseun”, u shpreh Palota.
Roma do të ndeshet sonte në 20:45 me Liverpulin në kuadër të gjysëmfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi 5-2 në favor të anglezëve.



