Shpërthen drejtori sportiv i Romës: Nuk po e kuptoj pse VAR nuk përdoret në Champions League
Drejtori sportiv i Romës, Monchi është i frustruar se pse VAR nuk përdoret në Champions League
Roma u eliminua në gjysmëfinale të Champions Legaue nga Liverpooli, por në ndeshjen e dytë iu mohuan dy penallti, transmeton Periskopi.
“Ne pranuam një gol nga pozita jashtë loje në ndeshjen e parë, dhe sonte nuk u akorduan dy penalltin, në njërin rast ishte edhe karton i kuq,” ka thënë Monchi.
“Është koha që ta ngrisim zërin, jo vetëm Roma, edhe Juventusi vuajti kundër Realit. Futbolli italian duhet ta ngritë zërin sepse kjo që pamë sonte ishte shokouese.
“Unë nuk e kuptoj se si nuk përdoret VAR në një kompeticion të rëndësishëm si Champions League,”. /Periskopi/




