Di Francesco: VAR do të na kishte dhënë diçka më shumë, gjyqtari na mohoi dy penallti (Foto)

Di Francesco: VAR do të na kishte dhënë diçka më shumë, gjyqtari na mohoi dy penallti (Foto)

Trajneri i Romës beson se nëse do të ishte përdorur VAR atëherë skuadra e tij do të merrte diçka më shumë në këtë edicion të Champions League

Liverpooli kaloi në finale të Champions League, derisa Roma largohet nga ky kompeticion me kokën lartë pasi tregoi ndeshje të mëdha, transmeton Periskopi.

“Sonte isha i bindur se mund të arrinim kthesën, dhe për këtë gjë më vjen keq më shumë sepse nuk i dhamë njerëzve një emocion të madh,” u shpreh Eusebio Di Francesco pas ndeshjes.

“VAR-i do na kishte dhënë diçka më shumë, të paktën 2 penallti të pastra që na u mohuan, gjë që solli edhe uljen e ritmit tonë në disa momente kyçe të lojës.

“Gjithsesi, Liverpooli nuk ka vjedhur asgjë, pse e ka treguar është një skuadër e madhe,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: