Këngëtari shqiptar i kushton këngë Barack Obama-s
Barack Obama me integritetin, njerëzimin dhe elegancën e tij, ka fituar një vend në zemrat e të gjithëve, derisa janë duke u numëruar javët e fundit të tij në postin e Presidentit – deri në datën 20 janar 2017, këngëtari shqiptar Jon Tarifa, i ka kushtuar një këngë mjaftë emocionuese atij, transmeton lajmi.net
“Mos shko” titullohet kënga e tij, kushtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo video është bërë hit në rrjetet sociale shumë shpejtë.
Vetëm një javë pas publikimit të saj, video është shikuar mbi 14 milionë herë, është shpërndarë e pëlqyer mbi 300,000 herë dhe komentet janë shumë pozitive.



