Meda ia feston djalit ditëlindjen, ja cilët këngëtarë të njohur morën pjesë
Denisi simpatik është djali i vogël i kënëgtari shumë të dashur kosovar, Mehdin Përgjegjaj, shkruan Kosovarja.
Ditën e djeshme vogëlushi pati festën e ditëlindjes, me ç’rast prindërit ishin përkujdesur që çdo detaj brenda festës të ishte në mënyrë të perfeksionuar.
Ashtu edhe ndodhi.
Përplot fytyra të njohura publike ishin prezente në këtë festë dedikuar vogëlushit, i cili edhe pse i vogël, po e shijonte pa fund dhe kjo u vu re nga buzëqeshja e hareja e tij.
Po kaq të lumtur dukeshin edhe prindërit e Denisit, Meda dhe Lulja të cilët me doemos do të realizonin shumë fotografi që t’u mbeteshin kujtim nga një ditë e veçantë për ta.
E Meda, siç njihet për pozitivitetin dhe afërsinë e tij me të gjithë, duket se nuk kishte harruar t’u bëjë ftesë miqve me të dashur, këngëtarë të skenës sonë.
Sinan Vllasaliu, Vjollca Haxhiu e Gili, ishin vetëm disa nga emrat e njohur që i’u bashkuan gëzimit të familjes së kolegut të tyre.








