Aksidentohet me makinë aktori i Stupcave

Aksidentohet me makinë aktori i Stupcave

Para disa minutash është raportuar se aktori i njohur i grupit humoristik, “Stupcat”, Mensur Safqiu ka pësuar një aksident komunikacioni.

I kontaktuar nga lajmi.net ai ka bërë të ditur se  vetura prapa tij nuk e ka respektuar rregullin e komunikacionit dhe e ka goditur veturën e aktorit.

Ai madje thotë se këtë nuk mund ta quaj as aksident pasi asgjë nuk ka qenë serioze dhe vetura nuk është gërvishtur shumë prandaj nuk ka pasur nevojë të lajmërohet policia.

Gjendja e Safqiut është e mirë  dhe aktualisht është në xhirime.

Shpërndaje në: