Befasia që përloti David Beckham në 43-vjetorin e lindjes

Befasia që përloti David Beckham në 43-vjetorin e lindjes

David Beckham është përlotur nga djali i tij i madh Brooklyn në 43-vjetorin e lindjes.

Brooklyn studion në Shkollën e Dizajnit Parsons në New York, larg familjes së tij.

Megjithatë ai vendosi që familja vjen në rradhë të parë dhe u shfaq papritur në ditëlindjen e babait të tij në Londër.

Ndërsa David darkonte me bashkëshorten Victoria, djemtë Romeo dhe Cruz, si edhe vajzën Harper, Brooklyn u shfaq në restorant.

Ish-futbollisti nuk i përmbajti dot emocionet kur pa të birin.

19-vjeçari ecte prapa David kur iu afrua dhe i dha në përqafim. Por Beckham nuk i mbajti dot lotët ndërsa Brooklyn vazhdonte ta përqafonte dhe uronte për ditëlindjen.

“Çfarë bën këtu?”-e pyet vazhdimit 43-vjeçari, teksa nuk pranon ta lëshojë nga krahët e tij duke mos e besuar se ky moment ishte i vërtetë.

 

 

Shpërndaje në: