Tre arsyet pse Liverpooli nuk duhet t’i frikësohet Realit në finalen e Champions League (Foto)
Për herë të parë pas 11 viteve Liverpooli është në finale të Champions League dhe do të përballet me kampionin aktual Real Madrid
Liverpooli mbrëmë siguroi finalen e Kievit pasi eliminoi Romën në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 7:6, transmeton Periskopi.
Klubi anglez do të takohet me Realin në një finale që pritet të jetë tejet interesante, ndërsëa më poshtë mund t’i lexoni tre arsyet pse ‘Të Kuqtë’ mund ta mposhtin kampionin aktual.
1. Madridi lë shumë hapësira në mbrojtje
Kur Reali shkon përpara për të sulmuar lë shumë hapësira në mbrojtje pasi lojtarët si Marcelo e Carvajal zakonisht ndihmojnë fazën ofanzive.
Liverpooli ka treshen më të frikshme sulmues, Salah, Mane, Firmino të cilët këtë edicion kanë shënuar 29 gola deri më tani në Champions League.
Nëse ‘Los Blancos’ lëjnë shumë hapësira në mbrojtje atëherë treshja e Liverpoolit mund të shënojë me anë të kundërsulmeve.
2. Reali nuk mund ta mbajë epërsinë
‘Los Blancos’ janë një skuadër e cila vjen shpejt te goli, por në shumë raste e ka të vështirë ta mbajë epërsinë që e krijon.
Reali kishte epërsinë e tre golave ndaj Juventusit në çerekfinale ndërsa në ndeshjen e dytë italianët barazuan në 3:3, por humbën në fund nga një penallti diskutabile.
3. Fati mund ta përcjellë edhe një herë Liverpoolin
Herën e fundit kur Liverpool, Bayern Munich, Real Madrid dhe një skuadër italiane ishin në gjysmëfinale të kompeticionit evropian në fund kishte triumfuar skuadra angleze.
Në 1981 Liverpooli mposhti Interin, ndërsa Reali kishte mposhtur Bayernin, derisa finalja anglezo-spanjolle kishte përfunduar me rezultat 1:0 për ‘Të Kuqtë’. /Periskopi/




