Mourinho: Ai nuk është i lënduar, nuk luan sepse Kombëtarja e tij nuk do të jetë në Botëror

Mourinho: Ai nuk është i lënduar, nuk luan sepse Kombëtarja e tij nuk do të jetë në Botëror

Jose Mourinho ka dhënë një arsye interesante rreth mosaktivizimit të Eric Bailly

Jose Mourinho po preferon që të luajë me Chris Smalling dhe Phil Jones në javët e mbetura dhe Eric Bailly pritet që të mos ketë ndeshje më për këtë sezon, transmeton Periskopi.

“Nuk ka ndonjë situatë të veçantë. Ai është mirë, nuk është i lënduar,” ka thënë tekniku portugez për Bailly.

“Ai është njëri nga pesë qëndër-mbrojtësit tanë dhe i vetmi që nuk do të ketë ndeshje në Kupën e Botës.

“Kështu unë më shumë do t’i ndihmoj Rojos, Lindelof, Jones dhe Smalling pasi këta synojnë që të jenë pjesë e Botërorit me kombëtaret e tyre,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: